
Edhe në ditët e para të vitit 2021, policia ka vazhduar me ndëshkimin e atyre të cilët nuk respektojnë masat e marra për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.
Vetëm në tri ditët e para të këtij muaji, policia shqiptoi afro 900 gjoba dhe ka dhënë disa vërejtje e këshillime për respektimin e tyre.
Kurse gjatë 24 orëve të fundit policia ka shqiptuar 636 gjoba në bazë të ligjit COVID-19.
Ndryshe dje në vendin tonë janë konfirmuar 169 raste me coronavirus.