970×90
970×90
970×90
970×90

Vazhdon procesi i vaksinimit në Shqipëri, mësuesit marrin dozat e para të vaksinës

Vazhdon procesi i vaksinimit në Shqipëri, mësuesit marrin dozat e para të vaksinës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, të hënën në Lezhë, kanë njoftuar fillimin e vaksinimit të mësuesve në shkollën e mesme Hydajet Lezha.

Ministrja tregon se procesi ka filluar në Lezhë, Krujë, Lushnje dhe Divjakë.

Sipas kryeministrit, 38 mijë e 400 doza të vaksinës AstraZeneca, janë shpërndarë në të gjithë̈ vendin, për vaksinimin e mësuesve e pedagogëve. Si dhe vijimin e vaksinimit të të moshuarve +80.

Ndër të tjera, Rama njofton se të hënën e 15 marsit, do të mbërrijnë dhe 9 mijë e 320 doza të vaksinave anti-Covid, nga kompania Pfizer.

Vaksinimi i stafit pedagogjik, ka qenë një tjetër hap i Qeverisë shqiptare, në luftën ndaj armikut të padukshëm.

Shqipëria ka siguruar në fillim të javës së tretë të janarit, 10 mijë e 750 dozat e para. Ndërsa mbi 30 mijë doza të tjera, mbërriten në muajin shkurt, në bazë të planit të vaksinimit.

Mësuesit e shkollës “4 Dëshmorët”, në Tiranë, kanë qenë të parët mësues që janë vaksinuar në Shqipëri.

Kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë, me 13 mars, ishin të pranishëm në shkollën “4 Dëshmorët” në kuadër të vaksinimit të mësuesve.

Manastirliu ka shpjeguar më herët, se si do të kryhet procesi i vaksinimit te mësuesit. Ata do të vaksinohen nga vaksinatorët e që vijnë nga qendrat shëndetësore, pranë zonës.

Ditën e premte, kryeministri priti 38 mijë e 400 doza nga kompania AstraZeneca.

Gjithashtu, në pritje, ai lajmëroi për marrëveshjen me AstraZeneca-n, ku përfshihen 60 mijë doza vaksina. Gjatë muajit prill priten edhe 30 mijë doza nga Pfizer-i.

Related posts