970×90
970×90
970×90

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit.

Në seancën e sotme e cila fillon në orën 10:00, pritet të dëshmoi dëshmitari i 62-të. Kryetari i trupit gjykues të hënën ka theksuar se dëshmitari i radhës është me videolidhje.

Të hënën e ka përfunduar dëshminë e tij dëshmitarit të 61-të.

Prej mbi 300 dëshmitarëve në total, deri tani janë dëgjuar 60 prej tyre – shqiptarë, serbë, ekspertë ndërkombëtarë, ish-komandantë të UÇK-së e viktima të pretenduara të luftës – kryesisht në seanca të mbyllura për publikun.

Related posts