Reperi Fero gjatë ditës së sotme (e mërkurë) bëri një sërë postimesh kundrejt Robert Berishës, pasi ky i fundit theksoi se mund ta adopotojë meqë i ka 13 vjet.
Së fundmi lidhur me këtë çështje nuk ka munguar një reagim nga Roberti, i cili në shkrim ironizon me të duke ia përmendur koncertet.E SPONSORUAR
KFC t’len me gishta n’gojë – shum’ shum’ e mirë reklama e re!
Ky i fundit po ashtu shton se akoma nuk di t’ia shqiptojë siç duhet emrin pas parasysh vitet që deklaroi gjatë intervistës.
“Fero në gjithë karrierën e tij i ka pasur 30 koncerte ku menaxheri ia ka marrë 90% e prej 30 koncerteve 65 herë e kanë rrahur në skenë mbrapa skenës edhe duke hyrë në makinë një shkelm e mandej në Albi Mall deri në kiamet. “Të don Roberti shumë, nuk mundet emrin me ma shqiptu se hala dhëmbët e pjekurisë nuk i kanë dalur se i ka vetëm 13 vjet. o Felo Felo”.
“Ma ke rritur çmimin ato pare i ndaj me dy muzikantët e mi, e ti Fero që pesë vite nuk ke kënduar, nuk të pranon skena as ‘playback’ nuk di me repovat. Ty duhet me të marrë me të lënë në shëtitore me të gjuajtur boksa, se tani nuk kemi pandemi për me gjuajt boksin”, ka thënë mes tjerash ai.
Përkundër përplasjes së tyre virtuale, të dy artistët janë mjaft të pëlqyer në zhanrin e tyre dhe numërojnë fansa gjithandej trojeve shqiptare.