Kur po bëhen 19 vjet nga thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar në Koshare, po vendos një kufi i ri mes forcave politike, të cilët po luftojnë për merita.
Debati për meritat në Betejën e Koshares është i vjetër, mirëpo në skenë ishin future sivjet aktorë të ri, shkruan gazetametro.net.
Ishte zyrtari i LDK’së Bajram Gecaj ai që hodhi ‘benzinë mbi zjarr’, kur tha se Kosharja ishte e FARK’ut dhe jo e UÇK’së.
“Beteja e Koshares ishte planifikuar dhe organizuar në mënyrë profesionale nga ana e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK). Çdo tentim për përvetësim, mohim apo shtrembërim të kësaj historie është i pandershëm. Ata që ndërruan anë, u qoftë rruga e mbarë”, është shprehur Gecaj.
Pas tij kishte reaguar një përfaqësues i veteranëve të UÇK’së, e i cili njihet për afërsi me partitë e krahut të luftës, Nasim Haradinaj. Ky i fundit ka komentuar fjalët e Gecajt, duke thënë se nuk ka qenë fare competent për të folur për këtë temë.
Ndërkohë dje dhe sot vazhdoi tema e njëjtë, ani pse debati ishte i ndryshëm. Ishte Anton Quni mbrëmë që deklaroi se ish-koloneli Ahmet Krasniqi i kishte dhënë 8 mijë marka Xhavit Halitit, si bashkëpunim mes qeverisë së asaj kohe dhe UÇK’së.
Por Xhavit Haliti ka reaguar sot në Kuvend, duke i quajtur shpifje gjithë fjalët e Qunit, e madje duke e sfiduar me dorëzim të mandatit të deputetit varësisht se nga peshon e vërteta.
Ndër të tjera, Haliti përmend disa detaje që ilustrojnë ‘luftën’ mes njerëzve të FARK dhe UÇK për meritat e luftës. Haliti i tha Qunit se UÇK ka bashkëpunuar vetëm me Bujar Bukoshin, duke shtuar se as që i kishte njohur të tjerët, si Agim Ramadani e Anton Quni.
Madje për Qunin, Haliti nuk e kurseu as ta quante kalama. Duke ia kontestuar kontributin, Haliti iu drejtua Qunit me fjalët: E për ty nuk e di a ke luftu…
Ndryshe, debati për meritat në Betejën e Koshares datojnë që moti, ku në njërën anë thonë se ishte meritë e FARK’ut që ishin njerëz të Ibrahim Rugovës dhe në anën tjetër UÇK’ja./gazetametro.net