Naim Murseli, i dyshuar për porositjen e vrasjes së gruas së tij, Liridona Ademaj do të intervistohet edhe sot në Prokurorinë Themelore Prishtinës.
Këtë e ka konfirmuar mbrojtja e Murselit.
Në pamjet që janë publikuar në media, shihet se i njëjti është dërguar nën masa fort të rrepta në prokurori.
Dëshminë tjetër, Murseli e kishte dhënë më 24 janar.
Rasti i Liridona Ademajt është ndër më të rëndit që ka ndodhur paslufte në Kosovë.
Naim Murseli, dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij Liridonës, duke i premtuar 30 mijë euro Granit Plavës që ta kryente vrasjen. Ndërsa, i arrestuari tjetër në këtë rast, Kushtrim Kokalla dyshohet për marrëveshje për të kryer veprën penale vrasja e rëndë.
Murseli dyshohet se veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, derisa Kokalla për shkak të veprës penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë.”