970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Vazhdon aksioni i Speciales, raportohet për bastisje në shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit, Ismail Syla

Vazhdon aksioni i Speciales, raportohet për bastisje në shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit, Ismail Syla

Gjykata Speciale po vazhdon edhe sot bastisjet në Prishtinë, të nisura që të hënën.

Shënjestër e bastisjeve ishin tre ish-këshilltarët e presidentit Hashim Thaçi, Blerim Shala, Bashkim Smakaj dhe Artan Behrami.

Siç raportohet sot është duke u bastisur shtëpia e ish-këshilltarit  tjetër të Hashim Thaçit sa ishte president, Ismail Sylës, shkruan gazeta projekti

E muaj më parë ishte bastisur edhe shtëpia e ish-këshilltarit tjetër, Adil Behramaj.

Këto operacione po mbështetën nga Policia e Kosovës dhe EULEX.

ZPS-ja  gjatë ditës së djeshme tha se janë duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë, të cilat po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Ndërkaq, pas bastisjes së djeshme, Artan Behrami, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi ka thënë se bastisjet politike janë bërë “mjet i Prokurorisë së Gjykatës Speciale për të mbuluar disfatën në përballje me krerët e UÇK-së në sallën e gjyqit”

“Është momenti i fundit që të ndalet kjo marrëzi”, ka thënë Behrami.

Behrami e quajti “spektakël” bastisjen në shtëpinë e tij, ndërsa tha se Gjykata Speciale po tenton “ta zhvendos vëmendjen nga Haga në Kosovë”.

“Është duke investuar më shumë në propagandë sesa në drejtësi, për çka është krijuar kjo gjykatë”, tha ai.

Veprimet e Speciales i ka komentuar edhe zëdhënësja e PDK-së, Vlora Çitaku. Ajo tha se Gjykata Speciale ka degraduar në “gjueti shtrigash” ndaj kujtdo që është i lidhur me UÇK-në.

“Dhomat e Specializuara u krijuan për t’i hetuar pretendimet për trafikim të organeve. Ato tani kanë degraduar në nivelin e organizimit të gjyqeve të politizuara në Hagë dhe në ‘gjueti shtrigash’ të shkallës së gjerë brenda Kosovës kundër gazetarëve, ish-këshilltarëve, apo kujtdo që ka lidhje me UÇK-në. Drejtësi e pervertuar”, ka shkruar ajo. /Reporteri.net/

Related posts