
Për pak minuta pritet të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit, që u ndërpre të hënën.
Në sallë tashmë kanë hyrë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe disa të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Projekti.
Paraprakisht, partitë janë ftuar në një takim konsultativ nga Kryesuesi Avni Dehari.
Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se kandidatja për Kryeparlamentare vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu.