970×90
970×90

Vazhdojnë negociatat për targa, Lajçak: Është urgjente të arrihet një kompromis mes Kosovës e Serbisë

Vazhdojnë negociatat për targa, Lajçak: Është urgjente të arrihet një kompromis mes Kosovës e Serbisë

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka mbledhur edhe sot ekipet negociatore të Prishtinës e Beogradit.

Përmes një shkrimi në Tëitter, Lajçak ka informuar se grupet punuese edhe sot kanë negociuar për çështjen e targave.

Lajçak ka ripërsëritur se Kosova e Serbia janë përgjegjëse për të rënë dakord për ndonjë marrëveshje eventuale.

“Ekspertët e Kosovës dhe Serbisë janë takuar sot në Bruksel për takimin e 7-të grupeve punuese për targat. Me afrimin e afatit, është urgjente të arrihet një kompromis për të përmirësuar lirinë e lëvizjes në rajon. Është përgjegjësi e të dyja palëve të bien dakord për një zgjidhje”, shkroi Lajcak.

Related posts