
Familjarë, kolegë e miq të shumtë janë mbledhur në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë për ta varrosur policin Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në orët e para të mëngjesit në veri.
Gazetarja e T7, Arianitë Zhegrova, po qëndron atje, prej ku ka dërguar pamje. Në videon e dërguar, shihen kolegët e Bunjakut, pjesëtarët e Policisë së Kosovës të renditur me nga një lule të bardhë në dorë, raporton Express.
Në ceremoninë e varrimit po marrin pjesë edhe Ambasadori i ShBA’së, Jeffrey Hovenier dhe Shefi i Zyrës së BE’së, Tomas Szunyog, si dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.