Varianti i ri i coronavirusit i zbuluar në Britani të Madhe, duket se ka qenë i pranishëm në Gjermani që nga muaji nëntor.
E gjithë kjo pasi u përcaktua nga mjekët duke kontrolluar mostrat e një pacienti të moshuar që kishte vdekur ndërkohë, njoftoi Die Welt.
Ekspertët në Shkollën e Mjekësisë të Hanoverit kanë qenë në gjendje të konfirmojnë variantin B1.1.7 të virusit në mostrat e marra nga një pacient, i cili kishte sëmundje bashkëkohore, raportoi gazeta, duke cituar shtetin rajonal gjerman të Baden-Württemberg javën e kaluar, i cili arriti me aeroplan nga Britania në Frankfurt më 20 dhjetor.
Udhëtari donte të vizitonte të afërmit dhe ishte pozitiv në testimin e bërë pas arritjes së tij. Anëtarët e familjes e morëb nga aeroporti i Frankfurtit dhe që prej asaj kohe ishte në izolim në shtëpinë e tyre, raporton reuters.
Spitali Charite i Berlinit ka konfirmuar gjetjet e para, shtoi raporti. Tipi i ri i coronavirusit, i cili po përhapet me shpejtësi në Britani, mendohet të jetë më ngjitës, por analizat fillestare sugjerojnë se nuk shkakton simptoma më të rënda sesa llojet që deri më tani kanë qarkulluar.