Komisionari për Fqinjësi të Mirë dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka thënë se me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti sot ka pasur diskutime të jashtëzakonshme.
“I kënaqur për progresin që është bërë në takimin e së hënës në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE”, ka thënë Varhelyi pas takimit.
“Pas nënshkrimit të marrëveshjeve në Shtëpinë e Bardhë, BE është e gatshme që të punojnë në rrugën e përbashkët për avancim drejt zhvillimit ekonomik dhe pajtimit”.