Gazetari Valon Syla, i cili është rrahur dje nga një person pas deklaratave të tij ndaj diasporës, i pyetur pse nuk ua ka kthyer sulmuesve të tij dorën, ka deklaruar se nuk është punë e gazetarëve që të rrihen me njerëz.
I ftuar në RTV Dukagjini ai thotë se gazetarët të vetmin mjet e kanë fjalën e lirë dhe nuk duhet të rrihen me njerëz.
“Nuk është punë e gazetarit mu rrehë me njerëz. Njerztë që më njohin e dinë sa kanë miq sa mundem me qenë I fortë. Nuk është puna e gazetarit mu rrokë me njerëz. Duhet t’i eskivosh dhunës. Në momentin që unë ekthej sulmin unë bëhem pjesë e dhunës. Edhe po të ishte ndonjë person më gjaknxehtë ai do ta kthente sulmin dhe nuk e di a do të isha zhagitur për toke a cka. Esenca është që të minimzohet dëmi dhe dhuna. Ne si shoqëri kemi pritrjet të ndryshme, dikush mendon se gazetari duhet të jetë prokuror, polic. Por cifti I neve që kemi më shumë përvojë jemi të detyruar që të shfaqim sa më shumë profesionalizëm në këto aspekte të dhunës”, tha ai, shkruan Reporteri.net
Kujtojmë që dje gazetari Valon Syla është sulmuar nga Bashkim Jupa, vëllai i ish-zëvendësministrit të PDK-së, Bekim Jupa. Ai është ndaluar nga Policia e Kosovës.