Profil: Valon Syla – Analisti showman që ndëshkon me fjalinë “A ju kam thanë”
Ky titull i portalit Nacionale cili portrerizonte Valon Sylen si analist kaotik, ka nxitur reagim nga ky i fundit duke kritikuar drejtuesin e tij Berat Buzhala si jo i drejt, Syla me anë të një statusi duke shpërndarë edhe shkrimin ka “sulmuar”, gazetarët e Nacionales si pjestarë të PSD-së, të cilët tani po punojnë në portal.
Statusi i plotë i Valon Syles:
Ja paska nisë Nacionalja e Buzhalēs me u marrë me psikoanalizë. Me gjasë ata gazetarët e PSD’së aty që po mundohen me rigjetë vetën tash duke bo profile bashke me do filizofa të ri që më paskan përcaktuar si ‘Kaotik’ e Showman. Pse po silleni si arbitër? Kush ja u dha, ose si e fituat këtë vend juve?
Përpara, më shajshit si militant i VV’së, tash si gazetarë të Buzhalës. Por një gjë e keni shumë të pasaktë.
Valon Syla është edhe showman, por jo kaotik.
Qëndrimet e mia janë konsistente. Kaotik është Buzhala që çdo 6 muaj e ndryshon qëndrimin.