970×90
970×90
970×90
970×90

Valon Berisha: Ja pse e lashë Norvegjinë për Kosovën time

Valon Berisha: Ja pse e lashë Norvegjinë për Kosovën time


Rrjeti televiziv australian ‘Sport Optus’, ka publikuar dokumentarin e plotë të përgatitur për Kombëtaren e Kosovës.

‘Sport Optus’ ka përgatitur një dokumentar special për Kombëtaren e Kosovës, që me paraqitjet në Ligën e Kombeve ka arritur të bëjë që zëri i ‘Dardanëve’ të dëgjohet në shumë vende të botës.

Pjesë e këtij dokumentari kanë qenë shumë protagonist, filluar nga kreu i FFK-së, Agim Ademi, Bernarch Challandes, një pjesë e lojtarëve dhe tifozët.

Pjesa më interesante ishin lojtarët që kanë lënë kombëtare tjera për të veshur fanellën e Kosovës, siç ishte rasti me Valon Berishën.

Mesfushori i Lazios, ishte emri më i madh që në vitin 2016 iu bashkua Kosovës, duke u larguar nga Norvegjia.

“Mendova për këtë gjë për një kohë të gjatë sepse e dija se Norvegjia më kishte dhënë shumë gjëra. Unë u rrita atje dhe ata m’i dhanë hapat e parë në futboll, ma dhanë mundësinë për t’u bërë futbollist profesionist”, deklaron Berisha për ‘Sport Optus’.

“Kur erdhi mundësia të luaj për Kosovën, për vendlindjen time, t’i ndihmoj një vendi të vogël për t’i bërë disa hapa të mëdhenj në futboll… e mendova këtë si mundësi për ta dëshmuar veten dhe për ta bërë një hap përpara dhe për të treguar se e dua vendin tim dhe dua të arrij gjithçka me ta”.

Related posts