Pasi kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti njoftojë se transporti publikë nga Prishtina dhe Aeroporti do të jetë çdo orë duke filluar nga ora 03:00 e mëngjesit dhe se fillimi i tij do të nis nga data 1 Maj, ka qenë edhe zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara ajo e cila ka njoftuar për një gjë të tillë.
“Shpesh kemi pranuar kërkesa si dhe pyetje në lidhje me transportin publik edhe pse ne nuk jemi autoriteti përkatës për lëshimin e një linje të tillë.
Gjithsesi dua të iu njoftoj se nga nesër do të filloj linja e transportit publik Prishtinë-Aeroport dhe anasjelltas”. Ka shkruar Gara në profilin e saj në Facebook.