
“Në vitin 2011 kam jetuar në Prishtinë ku dhe bëra internship në Ambasadën Suedeze, veçanërisht në SIDA (Programi Suedeze për Bashkëpunim Zhvillimor Ndërkombëtar). Pas rikthimit në Suedi, në të njëjtin vit jam aktivizuar në Partinë Socialdemokrate të Suedisë e cila është partia më e madhe në Suedi, për momentin në qeveri së bashku me Partinë e Gjelbër Suedeze. Më 2012 punësohem si ombudsman (mbrojtëse e te drejtave) për partinë Socialdemokrate dhe për organizatën rinore të asaj partie. Gjatë kësaj kohës vendosa të angazhohem në mënyrë vullnetare duke botuar artikuj lidhur me politiken ndërkombëtare dhe Evropiane. Më 2014 së bashku me një skuadër te përkushtuar bëhem një ndër themeluesit e organizatës Klubi Socialdemokrat për politiken e Sigurisë (SSÄK), në të cilën zgjidhem edhe si kryetare. Anëtare të organizatës bëheshin edhe ish ministra, Socialdemokrat të punëve të jashtme të Suedisë, po ashtu edhe Socialdemokrat të ri”, ka theksuar tutje ajo.Ajo ka folur tutje edhe për integrimin e shqiptarëve në vendet ku jetojnë. “Duke pasur parasysh ndërtimin e një shteti demokratik me një mirëqenie sociale funksionale, shume herët kam kuptuar që këto mundësi qe mi ka ofruar shteti suedez kanë të bëjë me një qeverisje të mirë të sistemit socialdemokrat dhe reformat e kaluara tek ky zhvillim. Por mendoj që këto të drejta duhen të merren si të garantuara dhe që gjeneratat e reja duhen të luftojnë mos ti humbasin ato por ti zhvillojnë më shumë. Pjesëmarrja politike përmes votimeve është minimumi ne këtë aspekt, më së shumti duhet të referohen si shtetas të vendit ku jetojnë (detyrat dhe benefitet), pa marr parasysh gjendjen etnike të cilit i përkasin. Kjo nuk është vetëm detyrë, por një e drejt demokratike të cilën miliona njerëz ende nuk e kanë dhe është minimumi që mund të bëjnë për ti dhënë legjitimitet asaj force politike dhe prezantuese për zhvillimin e shoqërisë në të cilën jeton dhe vepron. Lidhja dhe meraku jonë si ballkanas për familjarët (ngrohtësia dhe ndjeshmëria që kemi për fisin, vëlla, motër, nënën dhe babën), nuk rresht dhe në vendet Nordike”, ka theksuar Hoti.