
Për punësimet në AKP, Valon Tolaj drejtor i këtij institucioni nuk ka pohuar e as mohuar punësimin e vajzës së ministrit Blerim Kuçi në AKP.
Deputeti nga VV Hekuran Murati ka thënë se Emira Kuqi bija e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuqi është punësuar në AKP.
Ndaj, kësaj deklarate ka reaguar deputeti i AAK Bekë Berisha, duke ia përmend emrin Yll Kaloshi, djali i Hydajet Hysenit, si dhe të afërm të liderit të VV-së Albin Kurti.
Drejtori i AKP Valon Tolaj po ashtu nuk ka dashur të komentoj as punësimet e përmendura nga deputeti Berisha.