970×90
970×90
970×90
970×90

Vajza e Jackie Chanit është e pastrehë, aktori refuzon t’i ndihmojë

Vajza e Jackie Chanit është e pastrehë, aktori refuzon t’i ndihmojë

Vajza e 19 vjeçare e Jackie Chanit ka thënë se ka jetuar në një urë me të dashurën e saj, Andi Autum. Përmes një video-mesazhi të publikuar javë më parë në YouTube, Etta Ng ka thënë se është e pastrehë dhe se familjarët dhe miqtë nuk duan ta ndihmojnë.

Etta, e cila asnjëherë nuk ka pasur marrëdhënie të mira me ikonën e filmave aksion, i ka fajësuar prindërit e saj homofobikë për situatën aktuale dhe ka thënë se ka jetuar në frikë se do ta ndanin nga e dashura.

“Përshëndetje, unë jam vajza e Jackie Chanit dhe kjo është e dashura ime Andi. Kemi qenë të pastreha për një muaj, për shkak të prindërve homofobikë. Kemi fjetur nën urë dhe gjëra të tjera”, thotë vajza e aktorit në videon e publikuar në YouTube.

Më herët ishte raportuar se Etta ka jetuar me nënë e saj, Elaine, një ish-modele në Hong Kong. Mirëpo, për shkak të lidhjes lesbike, vajza e Chan dhe e dashura e saj janë përzënë nga prindërit. Ato nuk mund të kërkojnë strehë nga qeveria, pasi që do t’i ndajnë.

“Kam kërkuar ndihmë nga të gjithë shokët e mi. Kam kërkuar ndihmë nga familjarët e mi. Të gjithë na drejtojnë kah strehimoret, ku e dinë se do të na ndajnë”, ka thënë më tej Andi. Madje, sipas saj, miqtë as nuk ia hapin më telefonin.

Derisa Etta ka shtuar: “Nuk po arrij ta kuptoj. Kemi shkuar në polici, kemi shkuar në spital, në bankat ushqimore, strehimoret e komunitetit LGBTQ dhe askujt prej tyre nuk i intereson”.

Andi dhe Etta Ng (Foto: YouTube/E. Zhoulin)

“Dy persona të dashuruar që kanë dashuri të vërtetë për njëra-tjetrën, po përpiqen të mos i ndajnë dhe të gjithë po mundohen të na bëjnë keq vetëm pse e dua”.

Etta Ng Chok Lam është fryt i një afere të Jackie Chanit me nënën e saj, Elaine Ng, gjatë kohës kur aktori ishte i martuar me gruan e tij të tanishme, Joan Lin.

Deri në vitin 2004, ai nuk e kishte folur asnjëherë për vajzën e tij. Mirëpo, gjatë kohës kur po e promovonte filmin “Around The World In 80 Days”, kishte thënë: “E di që kam dështuar me vajzën time, por meqë nëna e saj është një person i tillë, nuk di se si ta trajtoj (vajzën time)”.

Jackie Chan (Foto: Getty Images)

Jackie ka edhe një djalë, Jaycee Chan, me gruan e tij tajvaneze, aktoren Joan Lin, me të cilën është i martuar qe 35 vite.

Në vitin 2015, Etta kishte thënë se nuk ishte e hidhëruar me babanë e saj, por nuk donte të takohej me të, sepse nuk kishte nevojë.

“Ai është babai im biologjik, por nuk është pjesë e jetës sime. Ai nuk ka ekzistuar asnjëherë në jetën time. Asnjëherë nuk do ta konsideroj si baba”.

“Nuk jam e hidhëruar me babanë tim dhe asnjëherë nuk kam dashur ta takoj. Derisa e kam nënën me mua, nuk kam nevojë për baba”, kishte thënë asokohe 19-vjeçarja.

Mirëpo, për shkak të problemeve me vajzën e saj, para tre vitesh Elaine kishte pasur probleme financiare. Madje, Elaine e kishte humbur punën dhe ishte arrestuar, pasi i ishin gjetur tableta të palejuara në dhomën e vajzës së saj.

(Foto: Getty Images)

Edhe pse nëna e Ettas është pa punë që nga viti 2015, Chan nuk u ka ndihmuar aspak.

“Jemi përpjekur t’i kërkojmë Jackie Chanit para, por ai na ka thënë se nuk do të na japë asnjë cent. Që nga dita kur Etta ka lindur, ajo nuk ka marrë asnjë cent nga babai i saj! Prandaj pres që të gjithë t’i respektojnë nënë dhe vajzën”, ka thënë më asokohe një përfaqësues i Elaine.

Atë vit, Chan ishte renditur i dyti në listën e Forbes për aktorët më të paguar me përfitime vjetore prej 80 milionë dollarësh. Pasuria e përgjithshme e 64-vjeçarit llogaritet rreth 395 milionë dollarë (325 milionë euro).

Related posts