
Kaona, vajza e aktores Adriana Matoshi ka publikuar sonte projektin debutues në muzikë.
“Bompa” titullohet kënga e punuar nga Cricket.
Teksti është shkruar nga reperi Fajt dhe Time Aliu. Për melodinë është përkujdesur Gesko.
Vizuelizimi i këtij projekti tejet të veçantë është bërë nga produksioni Imagine, me producente aktoren Matoshi.
Kujtojmë se Matoshi ka fituar votat e nevojshme për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.