
Ka përfunduar meçi i shumëpritur mes Oleksandr Usyk dhe Derec k Chisoras për titullin e WBC.
Meçi i cili ishte për kategorinë e rëndë për titullin e WBC zgjati 12 raunde dhe fituesi i zgjodh vetëm pas vendimit të gjyqtarëve.
Ka qenë një meç jashtëzakonisht interesant nga raundi i parë deri te ai i fundit, me dy boksierët që vazhdimisht sulmonin njëri tjetrin dhe nuk dinin dorëzim.
Megjithatë ukrainasi Usyk ka qenë për një nuancë më i mirë dhe në fund ka marrë fitoren.
Pas përfundimit të meçit, gjyqtarët morën vendim për t’i dhënë fitoren Usyk pasi i dhanë pikët 117-112, 115-113 dhe 115-113.