
Ushtria izraelite siç raporton CNN, ka thënë se ka punuar ngushtë me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Francën gjatë sulmit të Iranit ndaj shtetit të tyre.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Hagari, duke thënë se Izraeli po “punon ngushtë” me SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën.
Më tej, ai ka shtuar se të tre shtetet “vepruan sonte” gjatë sulmeve iraniane.
“Ne po punojmë ngushtë me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Francën që vepruan sonte. Ky partneritet ka qenë gjithmonë i ngushtë, por sonte u shfaq në një mënyrë të pazakontë,” tha Hagari.