Pas kërcënimeve të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për luftë, forcat proqeveritare siriane kanë boshatisur aeroportet dhe bazat ushtarake, si masë ndaj sulmeve të mundshme ajrore të ushtrisë amerikane. Forcat proqeveritare siriane kanë boshatisur airportet dhe bazat ushtarake kryesore të vendit, për shkak të sulmeve të mundshme ajrore të SHBA”, thuhet në njoftimin e Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut. Presidenti Trump paralajmëroi Rusinë për sulme ajrore në Siri, duke i thënë që të përgatitet, përkundër kërcënimeve ruse se çdo raketë do të rrëzohet nga forcat ruse.Trump, ka akuzuar Rusinë për mbrotjen që po ia bën presidentit të Sirisë Bashar al-Assad, duke e quajtur Assadin “kafshë që vret popullin e vet”.Tensionimi i marrëdhënieve ruso-amerikane vjen pas sulmeve kimike në Siri, për të cilën gjë SHBA-ja e akuzon Assadin.