
Orteqët
Qendra e Skijimit në Brezovicë është hapur, gjatë kësaj fundjave ajo ka pritur një numër të madh të vizitorëve.
Kështu shkruan Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ku bënë të ditur se pjesëtarët e FSK-së janë përkujdesur për sigurinë.
“Për sigurinë e tyre gjatë ditës së sotme është përkujdesur edhe një njësitë i Forcave të Sigurisë së Kosovës”.
“Ekipet profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ditë më parë me mbushje eksplozivi kishin goditur dy caqe të identifikuara me rrezik mesatar për krijimin e ortekëve të borës, duke bërë të mundur kështu rihapjen e këtij kompleksi turistik”, shkruan AMMK-ja.


