Duke marrë vitamina, të cilat gjenden në peshkun ton, banane, avokado dhe kafe përpara gjumit mund t’ju ndihmojë që të kujtoni ëndrrat gjatë gjithë ditës, sipas një studimi të ri.
Gjysma e 100 pjesëmarrësve në studim, morën 240 mg vitaminë B6 pak para gjumit për pesë netë, ekuivalenti i 558 bananave.
Ata që nuk e morën vitaminën, jo vetëm që kishin vështirësi për të kujtuar ëndrrat e tyre, por thanë se kishin edhe cilësi më të dobët të gjumit dhe ndjenin lodhje pasi zgjoheshin.
Dr Denholm Aspy, nga Shkolla e Psikologjisë në Adelaide të Australisë, tha: “Një person me një jetëgjatësi mesatare shpenzon rreth 6 vjet nga jeta e tij duke parë ëndrra”.
“Nëse do të ishim në gjendje të bëheshim më të kthjellët dhe të kontrollonim ëndrrat tona, atëherë mund ta përdornim më me produktivitet kohën që jemi duke parë ëndrra”.
“Të jesh i kthjellët gjatë një ëndrre, ka shumë përfitime”.
“Për shembull, mund ta përdorësh kthjelltësinë për të përballuar ankthet, përmirëson trajtimin e fobive, zgjidhje kreative të problemeve, përmirësimin e aftësive lëvizëse dhe madje ndihmon edhe në rehabilitimin nga traumat fizike”.
Vitamina B6 e njohur si piridoksinë gjendet në ushqime të ndryshme, si në drithëra, fruta si bananet dhe avokadot, perime si spinaqi dhe patatja, qumështi, djathi, veza, mishi i kuq, mëlçia dhe peshku.
Vitamina B6 gjithashtu ndihmon trupin të përdorë dhe ruajë energjinë nga proteinat dhe karbohidratet në ushqim dhe të formojë hemoglobinën, substanca në qelizat e kuqe të gjakut që dërgon oksigjenin në pjesë të ndryshmë të trupit./