970×90
970×90

USAIDI vlerëson lartë Komunën e Junikut për shërbime administrative, qeveri transparente dhe lehtësimin e të bërit biznes

USAIDI vlerëson lartë Komunën e Junikut për shërbime administrative, qeveri transparente dhe lehtësimin e të bërit biznes

Është publikuar raporti studimorë “Indeksi i konkurrueshmërisë komunale 2020” nga USAIDI i cili ka për qëllim ti vëj në bazë krahasimtare, indikatorë të rëndësishëm të konkurrueshmërisë nëpër komunat e Kosovës, shkruan Gazeta Projekti. Ky indeks, ka 8 nën-indekse, të cilët përfshijnë: barrierat e hyrjes në biznes; transparenca; pjesëmarrja dhe parashikueshmëria; kostot kohore; taksat dhe tarifat; administrata lokale; fuqia punëtore dhe shërbimet mbështetëse; dhe infrastruktura lokale. Në bazë të kësaj ky Indeks e rëndit lartë Komunën e Junikut, me anë të një komunikate për media kjo komunë ka përshëndetur këtë vlerësim.

Komunikata e plotë nga Komuna e Junikut:

Komuna e Junikut vlerësohet lartë nga USAID për përformancë të mirë komunale, në shërbime të mira administrative, infrastruktur të mirë komunale, transparencë, informim të mirë dhe si ambient i favorshëm i të bërit biznes.
Anketimi i bizneseve lokale dhe vlerësimi nga fokusgrupi nxorri komunën e Junikut si vend me infrastrukturë, cilësi administrative, lehtë të qasshme dhe bashkëpunuese për bizneset egzistuese dhe ata që dëshirojn të krijojn biznes.

Vlersimimi i bërë nga USAID u bazua në tetë indikatorët e indeksit të konkurrueshmërisë :

•Barrierat e hyrjes në biznes
•Transparencë në informim
•Pjesëmarrje dhe parashikushmëri
•Shpënzimet kohore
•Tatimet dhe detyrimet
•Cilësinë e administratës komunale
•Shërbimet mbështetese
•Infrastrukturën komunale

Komuna e Junikut mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve të mira dhe qasjen bashkëpunuese për komunitetin.


Related posts