
Arsenal ka pësuar një ‘goditje’ në futbollistin që po ndjekin, Dayot Upamecano, me raportet që pretendojnë se francezi ka pranuar të vazhdojë kontratën me RB Leipzig.
Kontrata e 21 vjeçarit do të skadonte në qershor të vitit 2021, që do të thoshte se çmimi i tij këtë verë do të pësonte ulje.
Por, raportet në Gjermani sugjerojnë se qendërmbrojtësi ka rënë dakord për një zgjatje të kontratës me klubin e Bundesligës.
Situata e Upamecanos ka qenë e monitoruar nga disa skuadra të njohura evropiane, si Manchester United, Bayern Munich dhe Milan.
Por tani duket se ai do të mbetet pjesë e skuadrës së Julian Nagelsmann nga “Red Bull Arena”.