
Reperi i njohur shqiptar, Unikkatil, ka thyer heshtjen për herë të parë pas humbjes së rëndë të vëllait të tij, Mentor Palokaj.
Përmes një postimi emocional në Instagram, artisti, emri i vërtetë i të cilit është Viktor Palokaj, ka ndarë dhimbjen e tij të madhe, duke publikuar disa fotografi me të ndjerin dhe duke njoftuar detaje mbi ceremoninë mortore.
Në mesazhin prekës, Unikkatil e përshkroi Mentor Palokajn si jo vetëm një vëlla, por edhe një mik të pandashëm, duke treguar për lidhjen e fortë që kishin mes tyre.
Postimi i tij i plotë:
“My one and only, ty që je kônë gjithmonë aty për mu. Ty që t’kisha jo vetëm vëlla, po edhe shokun mà të mirë. Ti m’dashte mà shumë se veten, e edhe une ty njëjtë. Gjithmonë i buzëqeshun, pozitiv e sy patrembun. Trimi i êm!!! Edhe n’momentet e fundit ke thonë mos me me tregú mú sepse ke pasë brengë po pësoj aksident tu u ngutë me ardhe te ti. Përjetove gjôna që disa nuk munden as me qindra jeta, e vetëm n’ôndrra. Zemra ême u thý në miliarda copa!”.
Reperi gjithashtu bëri të ditur detajet e ceremonisë mortore, duke njoftuar se përshëndetja e fundit për Mentor Palokajn do të bëhet të enjten, më 6 mars 2025, nga ora 09:00 te restorant “Fenix” në Klinë, ndërsa varrimi do të zhvillohet në orën 13:00 te varrezat e kishës së Gjurakocit.
Lajmi për humbjen e tij ka prekur thellë fansat dhe ndjekësit e Unikkatil, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale.