
Agon Amiga sapo solli projektin e ri muzikor audio “Qy qysh”.
E në tekstin e kësaj kënge ai i bën ‘diss’ reperit Ledri Vula, me grupin e të cilit kishte probleme kohëve të fundit, shkruan lajmi.net
Anëtari i labelit “BabaStars”, Agon Amiga së fundmi u përfol për një zënkë në mes të Lumi B dhe grupit RedBox për shkak se ky i fundit në një intervistë tha se nuk ekzistojnë grupet si BabaStars dhe OTR, ato përfaqësohen vetëm nga një anëtar.
E më pas, burime të afërta me lajmi.net bën të ditur se Ledri në koncertin e tij në Munchen të Gjermanisë ka performuar nën ethet e kërcënuesve, e gjithë kjo si shkak i reperit Amiga, i cili thuhej se ia ndaloi performancat.
Për më shumë ndiqni linçet në vazhdim.
Sido që të jetë, ai nuk është ndalur me kaq. Në projektin e fundit Agoni e përmend Ledrin teksa thotë: “Un s’po shoh vulë, un po shoh k**v, un po shoh gay”.