Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur edhe per takimet me Radojqiqin.
Haradinaj ka theksuar se pas aktakuzës së ngritur ndaj Radojqiqit nuk është takuar më me të.
“A jeni ju gazetare profesioniste”, e pyet Haradinaj Jeta Xharrën, pas pyetjes që kjo e fundit ia bëri për Radojqiqin.
“Pasi i është ngritur aktakuza, dhe është ndjekur nga organet e drejtësisë nuk jam takuar”, tha ai, raporton Gazeta Blic.
“Unë jam Ramush Haradinaj, djali i Hilmi Haradinajt, nga Gllogjani, jam kryeministër i vendit…”, tha ai, duke shtuar se takohet me të gjithë qytetarët e vendit.
Sipas tij, derisa të tjerët Radojqiqin e kanë takuar fshehtas, ai tha se është munduar që ta sjellë në tavolinë, në Prishtinë.