970×90
970×90

Umberto Eco: Letër nipit tim

Umberto Eco: Letër nipit tim

 

I dashur nipi im:
Nuk do të doja që kjo letër të tingëllojë shumë didaktike, që të flas për dashurinë ndaj fqinjëve, atdheut, njerëzimit e të ngjashme. Nuk do ta dëgjoje këtë (tashmë je i rritur, e unë jam shumë plak), sepse sistemi i vlerave ka ndryshuar aq shumë, saqë rekomandimet e mia ndoshta nuk janë më të përshtatshme.
Pra, dua të të jap vetëm një këshillë që mund të të shërbejë tani që përdor telefonat e mençur. Nuk do të të them të mos e përdorësh telefonin, nga frika se mos tingëlloj si ndonjë plak budalla. Edhe vetë e përdor telefonin mobil.
Do të doja të flisja për një sëmundje që ka prekur brezin tënd dhe atë para teje, që tashmë studion në universitete. Po flas për humbjen e kujtesës.
E vërteta është se, nëse dëshiron të dish kush ishte Karli i Madh ose ku gjendet Kuala Lumpuri, mjafton të klikosh një buton dhe menjëherë mëson gjithçka nga interneti. E bën këtë kur ke nevojë dhe më pas e ruan informacionin, nëse të duhet për shkollë, le të themi. Lajmi i keq është se vetëdija se kompjuteri mund t’u përgjigjet pyetjeve tua në çdo moment, të largon nga ideja që të mbash mend diçka.
Ky fenomen mund të krahasohet kështu: meqenëse e di që autobusi ose makina mund të të çojë gjithmonë nga një rrugë në tjetrën, personi vendos të mos ecë më. Por nëse ndalon së ecuri, do të shndërrohesh në dikë që detyrohet të lëvizë me karrocë invalidësh.
Oh, e di që merresh me sport dhe di si të forcosh trupin, por le të kthehemi te truri.
Truri është si muskujt e këmbëve. Nëse ndalon së ushtruari, ai do të dobësohet dhe ti do të shndërrohesh në një idiot. Për më tepër, të gjithë rrezikojmë të zhvillojmë sëmundjen e Alzheimerit në pleqëri, dhe një nga mënyrat për të shmangur këtë fatkeqësi është trajnimi i kujtesës.
Kjo është receta ime: çdo mëngjes mëso një poezi të shkurtër, siç ishim të detyruar kur ishim fëmijë. Mund të bësh një garë me miqtë e tu. Nëse nuk e pëlqen poezinë, atëherë mbaj mend përbërjen e një skuadre futbolli, por duhet të dish lojtarët jo vetëm të ekipit që përkrah, por edhe lojtarët e ekipeve të tjera, si dhe përbërjet e tyre të mëparshme…

(Përktheu: E.R.)

Related posts