Pandemia ka bërë që Ulqini, perla shqiptare e bregdetit, sivjet të ketë fare pak turistë. Kësaj i ka ndihmuar edhe vendimi i qeverisë malazeze që të testohen të gjithë ata që hyjnë në këtë shtet.
“Plazhi i Vogël i Ulqinit, më 18 gusht 2020! Kurrë përgjatë 50 vjetëve të fundit nuk ka pasur më pak pushues!”, ka shkruar gazetari i njohur kosovar, Adriatik Kelmendi, përcjellë Ballkani.info.
Ulqini në këtë pjesë të sezonit, viteve të kaluara, ka qenë i stërmbushur me pushues, kryesisht nga Kosova.