970×90
970×90
970×90
970×90

Ukraine raporton për pesë civilë të vrarë nga sulmet ruse në Donetsk

Ukraine raporton për pesë civilë të vrarë nga sulmet ruse në Donetsk

Të paktën pesë persona u vranë dhe tre tjerë u lënduan si rezultat i bombardimeve ruse në rajonin Donetks të Ukrainës të martën, sipas administratës rajonale ushtarake.

Pavlo Kyrylenko, drejtor i administratës rajonale ushtarake të Donetskut, tha se bombardimet ndodhën në distriktin e Lymanit, raporton televizioni CNN.

Tre banorë u vranë, përderisa po qëndronin ulur në një ulëse afër një shtëpie në fshatinTorske, ndërsa një banor tjetër i fshatit pësoi lëndime në gjoks, kraharor dhe ijë, sipas zyrës së prokurorisë rajonale në Donetsk.

Në fshatin Zakitne, “një burrë 26-vjeçar pësoi thyerje të kafkës dhe ndrydhje truri”, thuhet në deklaratën e prokurorisë.

Dy civilë të tjerë u vranë dhe një u plagos nga bombardimet ruse në vendbanimin Yampil të Donetskut të martën, tha Kyrylenko në një intervistë për mediat ukrainase.

Sipas këtij zyrtari, gjithsej 492 mijë banorë mbeten në rajonin e Donetskut, përderisa Ukraina po i vazhdon përpjekjet për evakuim.

Të mërkurën, në qytetin jugor, Kherson, zyrtarët ukrainas thanë se gjashtë persona u lënduan, pasi forcat ruse hodhën bomba me vetëdrejtim në një çerdhe fëmijësh dhe në ndërtesa banimi.

‘Sulmi shkaktoi një zjarr, i cili u fik shpejt nga zjarrfikësit’– tha Oleksandr Prokudin, drejtor i administratës rajonale ushtarake në Kherson.

Khersoni kishte rreth 300 mijë banorë para fillimit të luftës dhe ishte kapur nga forcat ruse në marsin e vitit të kaluar. Vendbanimi u çlirua nga forcat ukrainase rreth tetë muaj më pas dhe prej asaj kohe është sulmuar vazhdimisht nga rusët.

Related posts