
7 Marsi është një ditë e veçantë për të gjithë shqiptarët, një ditë që na kujton rolin e jashtëzakonshëm të mësimdhënësve në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave në frymën kombëtare. Shkruan Gazeta Projekti.
Në këtë ditë të rëndësishme, Ukë Blakaj ka shprehur urimet e tij për të gjithë mësuesit, duke kujtuar njëkohësisht edhe babain e tij, Mustafë Ukë Blakaj, një mësues i përkushtuar dhe njeri i jashtëzakonshëm, i cili ra dëshmor gjatë luftës çlirimtare në Kosovë.
“Babai im ishte një shembull i pashembullt i përkushtimit, dashurisë dhe sakrificës për atdheun dhe arsimin. Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten të përjetshme,” – u shpreh Ukë Blakaj.
Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen dhe respektin për të gjithë mësimdhënësit që dhanë jetën për lirinë dhe dijen, duke theksuar se lavdia e tyre do të mbetet gjithmonë e gjallë në kujtesën e kombit.
Statusi i tij i plotë:
Gëzuar 7 Marsi- Dita e Mësuesit!
7 Marsi është një ditë e veçantë për ne shqiptarët, e cila na kujton rolin e mësimdhënësve në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të tëra në frymën kombëtare.
Kjo ditë më kujton edhe babain tim, Mustafë Ukë Blakaj, mësues i dalluar, njeri me angazhim të jashtëzakonshëm, i cili ra dëshmor gjatë luftës çlirimtare në Kosovë.
Babai është shembull i pashembullt i përkushtimit, dashurisë dhe sakrificës për atdheun dhe për arsimin.
Qoftë e përjetshme lavdia dhe respekti për të gjithë mësimdhënësit që ranë dëshmorë.
Gëzuar për të gjithë mësimdhënësit!