Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës , Ukë Blakaj, i cili mban numrin 37 në listën zgjedhore të AAK-së, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që po merr nga qytetarët e Kosovës dhe diaspora shqiptare, shkruan Gazeta Projekti.
Ai ka deklaruar:
“Jam i nderuar që çdo ditë e më shumë po ndiej mbështetjen dhe besimin e qytetarëve, si brenda vendit, ashtu edhe nga diaspora jonë e fuqishme. Kjo më motivon që të punoj edhe më shumë për të përfaqësuar interesat e tyre dhe për të sjellë ndryshime pozitive në Kosovë.”
Blakaj, një figurë e njohur për angazhimin e tij në çështje të rëndësishme kombëtare dhe sociale, në diasporë dhe Kosovë, synon të sjellë një qasje të re në politikën kosovare.