970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Ukë Blakaj: Mbështetja e bizneseve, prioritet për zhvillimin ekonomik

Ukë Blakaj: Mbështetja e bizneseve, prioritet për zhvillimin ekonomik

Në kuadër të fushatës zgjedhore, kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ukë Blakaj, bashkë me kryeministrin e propozuar të AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe kandidatët e tjerë për deputetë, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit në Prishtinë. Shkruan Gazeta Projekti.

Gjatë takimit, Haradinaj prezantoi prioritetet kryesore të AAK-së për zhvillimin ekonomik, duke vënë theksin tek rëndësia e mbështetjes së bizneseve si një shtyllë kyçe për përparimin e vendit. Si një sipërmarrës i suksesshëm dhe kandidat për deputet, Ukë Blakaj e vlerëson lart fuqizimin e sektorit privat dhe angazhohet për politika që do të krijojnë një klimë më të favorshme për investitorët dhe bizneset vendore.

Blakaj ka theksuar se përmes mbështetjes së bizneseve dhe nxitjes së investimeve, mundësohet krijimi i vendeve të reja të punës dhe fuqizimi i ekonomisë kombëtare. Ai beson se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të vazhdojë të jetë një zë i fortë në mbrojtjen e interesave të sipërmarrësve dhe në krijimin e politikave të favorshme për zhvillimin ekonomik.

#AAK137✅ #UkëBlakaj✅

 

p

Related posts