970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Ukë Blakaj: Aleanca po merr mbështetje edhe në Istog

Ukë Blakaj: Aleanca po merr mbështetje edhe në Istog

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ukë Blakaj, ka vazhduar takimet me qytetarët për të shpalosur programin e partisë në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme, shkruan Gazeta Projekti.

Në një takim të mbajtur në fshatin Llukafc i Begut, Blakaj u shoqërua nga kandidatët për deputetë Gentiana Gashi Pepa dhe Frashër Brahimaj, ku bashkëbiseduan me qytetarët rreth prioriteteve të AAK-së.

“Sonte, së bashku me kolegët e mi, patëm një takim të frytshëm me qytetarët e Llukafcit të Begut. Diskutuam për programin zgjedhor të Aleancës, i cili sjell zgjidhje konkrete dhe përfitime për të gjithë,” tha Blakaj në një postim në rrjetet sociale.

Ai theksoi se mbështetja për AAK-në po rritet në Istog, ndërsa u shpreh i bindur se qytetarët do ta vlerësojnë programin dhe ofertën politike të partisë.

Related posts