970×90
970×90

UEFA shkruan për sukseset e Ballkanit para ndeshjes me Sivassporin

UEFA shkruan për sukseset e Ballkanit para ndeshjes me Sivassporin

Humbja e fundit ishte ajo ndaj Slavia Prahës në Conference League.

Që nga ajo ndeshje, Ballkani ka shënuar pesë fitore radhazi, katër në Super ligën e Kosovës dhe atë në Confernce League si mysafir i Sivassporit me rezultat 4-3, transmeton IndeksOnline.

Para ndeshjes kthese me skuadrën turke, faqja zyrtare e UEFA Europa League, ka shkruar për këtë sukses të kampionit te Kosovës.

Ata kanë publikuar një tabelë me skuadrat më të suksesshme në pesë ndeshjet e fundit.

Ballkani është në vendin e dytë me pesë fitore, aq sa ka edhe skuadra holandeze, Az Alkmar që renditet në vendin e parë.

“Az Alkmar dhe Ballkani fluturojnë lartë para ndeshjeve të javës se katërt” shkruhet në  faqen e UEFA Europa League.

Related posts