
Përmes kanaleve të saj zyrtare, UEFA e ka zbuluar listën e kandidatëve për çmimin “Trajneri i Vitit për sezonin 2022/23”.
Tre kandidatët për ta fituar këtë çmim janë: Pep Guardiola, i cili i fitoi tre trofe në edicionin e fundit, Ligën e Kampionëve, Premierligën dhe FA Cup, ndërsa së fundmi e fitoi edhe Superkupën e Evropës.
Simone Inzaghi është një tjetër kandidat pasi e çoi Interin në finale të Ligës së Kampionëve. Kurse, kandidati i tretë është Luciano Spalletti, i cili e bëri mrekullinë me Napolin duke e fituar Scudetton.
Natyrisht, favorit absolut për ta fituar këtë çmim është Pep Guardiola.
UEFA, po ashtu, e ka zbuluar listën e kandidatëve për çmimin “Futbollisti i Vitit për sezonin 2022/23.
Tre kandidatët për ta fituar këtë çmim janë: Kevin De Bruyne, Erling Haaland dhe Lionel Messi.
Dy yjet e Manchester Cityt shihen si favoritë për ta fituar këtë çmim pasi fituan gjithçka që është e mundshme në edicionin e kaluar, përfshirë këtu Ligën e Kampionëve, Premierligën dhe FA Cup, ndërsa mbrëmë e fituan edhe Superkupën e Evropës, ndonëse ylli belg mungoi në këtë ndeshje.