
Alketa Vejsiu mbrëmë e bëri ëndrrën realitet duke shkelur në skenën e “Sanremos”.
Alketa Vejsiu ka prezantuar në natën e tretë të festivalit “Sanremo”, mbrëmje në të cilën prezantoi edhe Georgina Rodriguez, shkruan lajmi.net.
Ajo bëri të gjithë shqiptarët krenarë, ndërsa për të kanë shkruar edhe mediet italiane, duke e përgëzuar për prezantimin.
Së fundi, moderatorja ndau me ndjekësit një video, në të cilën shihet pritja madhështore që ia bënë italiantët në Sanremo.
Në sfond dëgjoheshin qytetarët teksa brohorisnin dhe i thonin “bravo” dhe “komplimente”.