970×90
970×90

U tha se ‘pranoi’ lidhjen me Andin, Melisa thyen heshtjen pas bisedave që ‘trazuan’ rrjetin

U tha se ‘pranoi’ lidhjen me Andin, Melisa thyen heshtjen pas bisedave që ‘trazuan’ rrjetin

Melisa ka mohuar sërish lidhjen me Andin.

Melisa ka pak ditë që është larguar nga “Përputhen” dhe ende vazhdon të përflitet për një lidhje të mundshme me Andin, shkruan lajmi.net.

Ajo tha se po largohet për shkak të presionit që po i bëhej rreth ngjarjeve të fundit dhe se nuk e pa veten të përputhur me asnjërin nga djemtë.

Madje, së fundi kanë qarkulluar disa biseda, në të cilat pretendohet se Melisa në një mënyrë e konfirmoi lidhjen me Andin.

Në bisedë, pretendohet se Melisa i kishte thënë personit me të cilin bisedonte “Do s’do një ditë do merret vesh”.

Megjithatë, pas gjithë kësaj zhurme reagoi Melisa, e cila thotë se biseda është e montuar dhe se Andin e ka vetëm mik.

“E kuptoj që faqet e vogla kërkojnë disa followers më shumë për tu rritur dhe për këtë arsye edhe montojnë biseda. Por nuk e prisja që faqet serioze që janë për të publikuar lajme serioze dhe të vërteta, të binin pre e mashtrimeve dhe montimeve për disa klikime më shumë! Besoj e kam lënë përshtypjen e vajzës së drejtpërdrejtë mjaftueshëm që ju të kuptoni që nëse unë do isha në një lidhje do e pranoja publikisht. Ndërkohë që ju më krijoni marrëdhënie imagjinare me Andin. Unë dhe ai gëzojmë një shoqëri dhe secili beqarinë për momentin. P.S shikojini ananas at në fund të bisedave për të mbuluar emrin e app ndonjëherë, se të vret syrin”, shkroi ajo.

Related posts