970×90
970×90

U promovua biografia ” Një shqiptar në CIA” nga autori Bashmir Xhemaj

U promovua biografia ” Një shqiptar në CIA” nga autori Bashmir Xhemaj

Sonte në ambientet e librarisë Dukagjini, është promovuar biografia e  librit “Një Shqiptar në CIA” nga autori Bashmir Xhemaj. Transmeton GazetaProjekti.

Shkelzen Maliqi, redaktor i librit tha se ” E kemi lexuar këtë libër me kenaqësi, dhe në përjashtim të disa sygjerimeve të vogla nuk ka pasur çfarë të redaktohet pasi ka qenë  i gatshëm nga autori” 

Duke pershkruar ngjarjen e librit ai tha se, qasja, stili dhe korrektësi kanë bërë që ky liber të jetë shumë kreativ. 

Ndryshe biografia e shqiptarit Destan Berisha, i cili burgoset nga italianët dhe më pas rekrutohet nga amerikanët gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë,caktohet të trajnohet në Gjermani dhe më pas 3 herë radhazi hidhet me parashute në tokat e Shqipërisë për të përmbysur regjimin komunist. 

Autori Bashmir Xhemaj u shpreh se :

Një hulumtim i nisur ne vitin 2015, dosja e Destan Berishës, e sjellur në një biografi, është një obligim ndaj babait, i cili u realizua me sukses. “Më vjen mirë që Destan Berishën i’a solla edhe një herë përmes librit, fshatit të tij, Prizrenit dhe Kosovës” 

Related posts