
Aktori Julian Deda u kap “mat” gjatë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më 11 dhjetor, teksa shihte me vëmendje në telefonin e ish-Kryeministrit Sali Berisha.
Videoja u bë virale në rrjetet sociale. Së fundmi Juli ka shpërndarë një foto nga takimi, por në këtë moment sytë nuk i ka nga celulari i Berishës. Me këtë foto aktori nuk i ka kursyer notat e humorit duke thënë se kur u shkrep foto Berisha e kishte ende celularin në xhep.
Kamerat kapin ‘mat’ Julian Dedën, aktori i lexon me vëmendje mesazhet e Berishës në telefon
“Dje isha në Kuvend, sepse më thirrën pesë mijë demokratë.
Sot nuk shkova në mbledhjen e Këshillit, sepse ai që na thirri është thjesht një deputet dhe sipas statutit, një deputet i vetëm, maksimumi thërret ndonjë shok për kafe…!
P.s. Kjo foto u shkrep, para se Doktori të nxirrte celularin nga xhepi…! ”