![U gjet i plagosur rëndë, vdes i dyshuari për plagosjen e dy grave sot në Fushë Kosovë](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/01/D92E4FC7-D2E7-40C4-86C9-2FB99686B3DC.jpeg)
I dyshuari për plagosjen e dy grave, nënë e bijë në Fushë-Kosovë, ka vdekur në QKUK.
Lajmi është konfirmuar nga mjeku kujdestar, Ejup Govori.
Reporteri.net ka provuar të marrë konfirmimin edhe nga Policia e Kosovës, por të njëjtit deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje.
I dyshuari ishte gjetur i plagosur rëndë në Fushë Kosovë dhe ishte transportuar për në QKUK ku ka ndërruar jetë.
Sipas dëshmitarëve i moshuari ka dashur të vrasë gruan e moshës mbi 60 vjeçare, dhe në atë moment vajza e moshës mbi 40-vjeçare ka reaguar duke u munduar ta shpëtojë nënën e saj dhe me këtë rast është plagosur dhe ajo në duar.
Dëshmitarët thanë për Reporteri.net se viktimat dhe dorasi kanë lidhje familjare, por ky informacion nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.
Sipas raportimeve motivi i plagosjes dyshohet të ketë qenë për çështje pronësore.