970×90
970×90

U filmua teksa theu xhamin dhe vodhi çantën në Prizren, policia kap hajnin

U filmua teksa theu xhamin dhe vodhi çantën në Prizren, policia kap hajnin

Është arrestuar personi i dyshuar për thyerjen e veturës në një parking në Prizren.

Personi i cili shihej në një video teksa theu xhamin e veturës dhe më pas vodhi një çantë, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Projekti, Florie Ahmeti, zëdhënëse nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

‘’Njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës kanë arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve. I dyshuari mban inicialet F.H ,30-vjeçar dhe është shtetas i Republikës së Kosovës. Pas përfundimit të procedurave nga ana e hetuesve të stacionit policor të Fushë Kosovës, është dorëzuar në stacionin policor në Prizren saktësisht në qendrën ndalimit për 48 orë’’, përfundon Ahmeti për Gazetën Projekti.

I dyshuari kishte kryer dhjetëra vjedhje edhe më parë

Related posts