
Mediumi lokal ‘Lipjani News’ tregon intervenimin e policisë pas lëshimit të alarmit.
Pas kontaktimit të komandantit të policisë së Lipjanit, Bashkim Bytyqin, i njëjti medium ka bërë me dije se nuk ka pasur ndonjë tentim për vjedhje.
“Një alarm i bankës i ka aktivizu policinë me u përgjigj në rast por ka qenë vetem alarmi dhe nuk ka pas asgjë tjeter”, ka deklaruar Bytyqi.
Megjithatë, komandanti Bytyqi nuk ka bërë të ditur arsyen e lëshimit të alarmit.
Ndiqeni videon në vazhdim.