
Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Junikut z. Agron Kuçi, është organizuar Turneu Tradicional “KUPA E QYTETEVE” kushtuar Heronjëve të Kombit “Zahir Pajaziti,Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha „
Në ketë turne klubi i futsalit Juniku plasohet në finalen e madhe te turneut memorial ku sot ne palestren sportive Ereniku ne Junik, morrën pjesë 3 qytete Gjakova, Deçani dhe Juniku .
Gjithashtu një ndeshje miqesore është zhvilluar në mes të Veteranët e Drenices dhe Veteranët e Junikut, në ketë ndeshje fitues dolën Veteranët Junikas.
Ndërsa finalja e madhe do te zhvillohet ndermjet Klubit të futsalit Juniku dhe Klubit të futsalit Prishtina 01, në Prishtinë me datë 31.01.2019.
