970×90
970×90
970×90
970×90

Turistë të rinj kalojnë momente magjike në Bjeshkët e Deçanit duke shijuar natyrën me borë

Turistë të rinj kalojnë momente magjike në Bjeshkët e Deçanit duke shijuar natyrën me borë

 

Bjeshkët e Deçanit, një ndër perlat më të bukura të natyrës në Kosovë, kanë tërhequr edhe këtë dimër turistë të rinj nga vende të ndryshme, të cilët kanë ardhur për të përjetuar bukuritë e papërsëritshme që ofron kjo zonë malore, shkruan “Gazeta Projekti”

Mes peizazheve të mbuluara nga bora e bardhë, vizitorët janë magjepsur nga qetësia dhe freskia e natyrës. Shumë prej tyre e kanë shfrytëzuar rastin për të bërë shëtitje në shtigjet e mbuluara me borë, ndërsa të tjerë kanë shijuar sportet dimërore si skitë dhe rrëshqitjet me sajë.

Një grup turistësh të rinj ndanë përshtypjet e tyre, duke e cilësuar eksperiencën si “një arratisje e vërtetë nga jeta e përditshme”. “Është e pabesueshme sa qetësi dhe harmoni të ofron ky vend. Është një përvojë që të mbush shpirtin,” tha një vizitorë.

Me shtimin e infrastrukturës turistike dhe promovimin e vazhdueshëm të bukurive të saj, Bjeshkët e Deçanit po kthehen në një destinacion gjithnjë e më të popullarizuar për të gjithë ata që duan të shijojnë natyrën dhe aventurën në çdo stinë të vitit.

Ata kanë shpërndarë edhe foto fantastike.

 

 

 

Related posts