Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, do ta vizitojë Kosovën të enjten (më 26 prill).
Tusk do të ketë takim në Prishtinë me presidentin e vendit, Hashim Thaçi në orën 12:00.
Kjo bëhet e ditur nga faqja e Këshillit Europian ku tregohet orari i Tusk për javën e ardhshme. Transmeton Gazeta
Projekti.
Kjo vizitë e Tusk në Kosovë është në vazhdën e vizitave që zyrtari i lartë i BE-së i bën në Ballkanin Perëndimor.
Pos, Kosovës Tusk do ta vizitojë edhe Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë dhe Bosnjën.
Jo zyrtarisht mësohet se Donald Tusk do ti koonfirmoj Presidentit Thaçi datën e mundshme të liberalizimit të
vizave për qytetarët e Kosovës. Kjo vjen pas përmbushjes së kriterit për liberalizim të vizave nga ana e
Institucioneve të Kosovës, ratifikimi i demarkacionit i cili u votua nga Kuvendi i Kosovës si dhe përparimi i bërë
dhe progresi i arritur i luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.