
Mjekësia Ligjore tashmë ka marrë trupin e Krasniqit, për të vazhduar me hetimet përkatëse të këtij rasti.
Për disa orë radhazi policia dhe mjekësia ligjore kanë qëndruar në ndërtesën e familjes Krasniqi në rrugën ‘Ndue Perlleshi’ në kryeqytet.
Ndryshe Albert Krasniqi dyshohet se mbeti pa shenja jete si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga babai i tij, Skender Krasniqi.
Albert Krasniqi sipas burimeve të lajmi.net ishte në kërkim të Policisë së Kosovës për disa ditë radhazi për shkak të përdorimit të dhunës fizike ndaj ish-gruas, Besa Gashi.